Lajme

“Kah mesi i këtij muaji do të bëhet liberalizimi i vizave”

Gazetari kosovar dhe pronari i mediumit “Gazeta Metro”, Valon Syla, ka thënë se ka pritje serioze që të liberalizohen vizat në mesin e dhjetorit të këtij viti para festave të krishtlindjeve.

Këtë Syla e ka thënë bazuar në burimet e veta, teksa ka thënë se ky burim që e ka informuar për këtë gjë nuk e ka mashtruar asnjëherë deri tash.

“Pritjet serioze janë kështu, sipas burimeve diplomatike në Bruksel ‘kah mesi i dhjetorit të këtij viti, para krishtlindjeve pritet të jepet vendimi pozitiv”, ka shkruar Syla.

“Por udhëtimi dhe zbatimi për liberalizim për kosovarët do të jetë qershori i vitit 2023 kur qytetarët kosovar do të lëvizin pa viza’. Ky burim nuk më ka mashtruar kurrë deri tash”.