Lajme

“Kadri Veseli po tregon vullnet politik për luftimin e korrupsionit”

Analisti Valon Syla ka vlerësuar se ka nevojë për vullnet politik në mënyrë që të funksionojë sistemi i drejtësisë.

Në Analizën Zgjedhore ai tha se kreu i PDK-së me nismën e tij për luftimin e korrupsionit ka treguar pikërisht këtë gjë.

“Ka nevojë për vullnet politik së pari që të tregohet për luftim korrupsioni, një gatishmëri, dhe nëse Kadri Veseli e ka përnjëmend po e tregon vullnetin politik, atëherë mbetet ta shohim”.

“Çfarë ka bërë ai deri tash e ka pastruar veten, partinë e tij, i ka largu njerëzit e padëshiruar. Nuk ka qenë e lehtë se për të janë vota. Ne e dimë që rezultati i të parit dhe të dytit dallon për 2-3 për qind dhe në qoftë se për 2-3 për qind ti bën gabime taktike duke i larguar disa mund të kthehet bumerang. Kjo është diçka që Veseli ka marrë përsipër dhe ka vazhduar më tej”.

Syla gjithashtu shtoi se ka drejtësia nuk performon siç duhet dhe se ka ndikim politik.

“Mendoj që drejtësia nuk performon siç duhet, ka ndikim politik dhe pastaj ai ndikimi politik shfrytëzohet ngas drejtësia që të mos kryejë punët që janë të vështira për ta. Shembull po e marrim rastin Sekiraqa – 12 vjet ka bo me u kry një proces. Cila është mbështetja politike e zotit Sekiraqa?. Nëse e mendojmë nga lart poshtë, nuk e besoj që zoti Sekiraqa ka pasur ndonjë mbështetje të fortë politike”.

“Mendoj se kjo është neglizhencë e institucioneve të drejtësisë, paaftësi dhe jokompetencë e tyre. Është shtet i ri dhe ky shteti i ri në një mënyrë nuk ka arritë të kalitet mjaft të kryejë punën e vet”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?