Lajme

Kadri Veseli: O do ta shkuli me rrënjë korrupsionin, o tërhiqem nga politika

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi ka thënë se korrupsioni është shndërruar në pengesën kryesore të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm politik.

Partia Demokratike e Kosovës duke patur nivel të lartë të vetëdijes politike, ka vendosur luftën e pakompromis kundër korrupsionit.

Postimi plotë:

Korrupsioni është shndërruar në pengesën kryesore të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Kosovës duke shkaktuar një pesimizëm kolektiv dhe duke nxitur largimin e rinisë prej vendit.

Partia Demokratike e Kosovës duke pasur nivel të lartë të vetëdijes politike si dhe të përgjegjësisë shoqërore për fatin e vendit dhe zërin e qytetarëve, ka vendosur që luftën pa kompromis kundër korrupsionit ta shndërrojë në prioritetin kryesor të saj.

Me mbështetjen e aktivistëve të Tërstenikut dhe Llapushnikut si dhe të dhjetëra mijëra qytetarëve tjerë që na janë bashkuar nga anembanë Kosova, ne do ia dalim ta fitojmë këtë luftë për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer për Kosovën.

Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju doni pastrimin e Kosovës prej korrupsionit!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?