Lajme

Kadri Veseli merr mbështetje të fuqishme edhe në këtë qytet

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim edhe me anëtarët kësaj partie në qytetin e Shtimës, nga të cilët ka marrë një përkrahje të fuqishme në rrugëtimin e tij për kryeministër të vendit.

Kryetari Veseli, përmes një postimi në faqëne tij në facebook, ka shkruar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të marrë vendime që do ta ndryshojnë jetën e qytetarëve, ne do ta rrisim krenarinë për shtetin dhe dashurinë për atdheun.

Postimi i plotë i tij:

Shumë entuziazëm në Shtimen e fitoreve të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Qeveria ime do ta mbështesë më shumë Shtimen dhe çdo komunë. Ne do të investojmë te të rinjtë dhe do t’i jetësojmë bashkë idetë e tyre. Ashtu siç u kam dhënë shanse të rinjve në Partinë Demokratike të Kosovës, ashtu do t’i japë shanse rinisë kudo në vend si Kryeministër.

Me vendime që do ta ndryshojnë jetën e qytetarëve, ne do ta rrisim krenarinë për shtetin dhe dashurinë për atdheun.

Votoni me përgjegjësi për të ardhmen. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?