Lajme

Kadri Veseli ia ndërprenë fjalën Albulena Haxhiut

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka vendosur që t’ia ndërpresë fjalimin deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Albulena Haxhiu, duke u ndjerë i ofenduar nga ajo.



Veseli, ka kërkuar nga ajo që të tregohet më e matur në deklarata publike për hirë të opinonit.

“Nganjëherë jam ne një situatë të papërshtatshme për shkak të fyerjeve. Kjo sjellje e paskrupullt. Unë nuk jam fajetor se çfarë bën komisioni dhe çfarë nënshkruan”, u shpreh ai, duke prezantuar edhe një dokument që dëshmon autorizimin e dhënë nga Haxhiu për deputetin Besim Beqaj nga PDK për lexim të raportit.

Pas këtij veprimi, ka reaguar deputetja Haxhiu duke kërkuar sqarime për ndërprerje të fjalës, “pse po ma ndalë fjalën” ka përsëritur ajo disa herë me zë të lartë.

Pavarësisht insistimit të saj për të vazhduar fjalimin, Veseli ka injoruar atë duke vazhduar me punimet e seancës. /Gazeta Blic/