Lajme

Juristi Getoar Mjeku i bashkohet VV’së

Jursiti dhe publicisti, Getoar Mjeku, është bër pjesë e Vetëvendosjës, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, me anë të një postimi në profilin tij zyrtar në Facebook.

Kurti tha se Mjekun kanë fituar një profesionist të ri, një jurist të ditur dhe një patriot të devotshëm.

“Sot u mbushën 20 vjet prej se u kthye nga Franca refugjati 12 vjeçar. Getoar Mjeku sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Është jurist dhe publicist i cili i ka mbaruar studimet katërvjeçare, me lëvdata të larta, programi i nderit i Universitetit “Texas Lutheran”, 2010, për të vazhduar si Juris Doctor, me lëvdata, Universiteti “Southern Methodist”, Dallas, 2014. Ka mbaruar edhe programe arsimore në Ëashington D.C., Oxford të Anglisë dhe Kostarikë”, ka shkruar Kurti.

Ja postimi i plotë i tij: