Lajme

“Gjuha e trupit ka tradhëtuar Vuçiqin e Thaçin, ata kanë arritur marrëveshje”

Kryetari i Partisë Demokrartike Progresiste, Nenad Rashiq, në një bisedë me Top-Channel, thotë se gjuha e trupit që ka vërejtur te Vuçiq e Thaçi lë përshtypjen se ata kanë arritur një marrëveshje.

“Gjuha e trupit që unë shoh tek Vuçiq – Thaci më duket se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh”.

Rashiq, ka thënë se ai është kundër një marrëveshje të tillë. Nuk pajtohet me Vuçiq për bashkimin e veriut me Serbinë. As Ujmani dhe as Trepça, sipas tij, nuk duhet të jenë shkak për ndarjen e Veriut.

Rashiç, sikurse shumë politikanë që jetojnë në jug të Kosovës është kundër shkëmbimit të territoreve, që, sipas tij, do t’i dëmtonte dhe rrezikonte serbët në jug të vendit./Pista.News


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?