Lajme

“Ju më keni çu në Qabe, por unë ai thiu i moçëm jam”, Latifi me një mesele të Drenicës

Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi e ka treguar një mesele të Drenicës referuar një person që e kishte vizituar haxhin.

Postimi në Facebook i Latifit vjen në një kohë kur besimtarët myslimanë po kthehen nga haxhi, një obligim fetar sipas fesë islame.

“Në një katund, diku në Drenicë, në kohën e Turqisë, jetonte një burrë i fort i bezdisshëm dhe agresiv. Nuk linte njeri pa i rënë në qafë. Një ditë bashkëfshatarët e tij e pleqnojnë punën e tij dhe vendosin ta dërgojnë me paret e tyre në haxhillëk në Mekë, të nisur nga ideja se mbase kjo punë do ta zbus disi. Kur kthehet nga atje, me idenë se tani duhet të ketë ndryshuar për mirë, ata e presin në mënyrë festive, por ai, pa një pa dy, ua kthen: Ngoni knej, ju m’keni çu n’Qabe, por unë hala ai thiu i moçëm jam”, ka shkruar Latifi në Facebook.