Lajme

Jorgu nga Gjermania e pranon islamin në një xhami të Mitrovicës, tash do të quhet Januz

Një gjerman me emrin Jorg, e ka pranuar fenë islame në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Dëshmitar i kësaj ishte hoxha i kësaj xhamie, Fatmir Latifi, i cili konfirmon konvertimin e gjermanit.

Siç tregon hoxha, gjermani që deri tani quhej Jorg, tani do ta ketë emrin Januz.

“Jorgu gjerman e pranoj Islamin në Xhaminë e Shipolit, Mitrovicë! Elhamdulilah, Urime Januzi i ri!”, ka thënë Latifi.

Ndryshe, vlen të theksohet se hoxha në fjalë dje pajtoi dy familje mitrovicase, që ishin në hasmëri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?