Lajme

“Jezusi urren serbët”, mbishkrimi që u vendos në derën e kishës në oborrin e UP-së

“Jezusi urren serbët” është mbishkrimi në gjuhën angleze që është vendosur në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ndonëse nuk dihet autori i këtij mbishkrimi, mesa duket ky veprim ka ardhur pas liturgjisë që mbajt dje në këtë kishë.

Këto riten fetare u kryen dje nga serbët, për herë të parë pasluftës.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Reagime pati nga Universiteti i Prishtinës, i cili paralajmëroi veprime ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?