Lajme

Jehon kënga patriotike në Hagë edhe sot (VIDEO)

Përkrahja ndaj presidentit Hashim Thaçi që po përballet me drejtësi në Hagë të Holandës po vazhdon edhe sot nga disa shqiptarë atje.

Para Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë lëshuar sërish këngë me motive patriotike pasi që aty pas disa orësh pritet që të vijë i pari i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Tri ditë me radhë Thaçi u intervistua pas propozim-aktakuzës që e ngarkon atë me dyshime për 100 vrasje.

Në këto ditë intervistimi nuk mungoi mbështetja e bashkatdhetarëve për Thaçin, të cilët për çdo ditë dolën para këtij objekti drejtësie në Hagë. Ndonëse numri i tyre ndryshoi, flamuri i UÇK-së, brohoritmat dhe këngët nuk munguan asnjë ditë.