Lajme

Javën e ardhshme temperaturat deri në 36 gradë

Për dallim nga kjo javë, java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, madje temperaturat maksimale në pjesën e dytë të javës pritet të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit do të arrijë kulmin në ditën e premte, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.

“Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 13 gradë ditën e hënë, deri në 19, të premten.  Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28 gradë e 30, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35-36 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.