Lajme

Java e fundit e janarit me acar, temperaturat deri-13 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, shkruan Gazeta Metro.

Maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Mëposhtë ju sjellim njoftimin e plotë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës:

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore.

Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje