Lajme

Jasharaj: Nuk është faji tek mësimdhënësi edhe kur flitet për testin PISA

Rezultatet e testit “PISA”, shpeshherë merren si matës për nivelin e arsimit në vend. Së fundmi, edhe kryeministri Albin Kurti ishte kritikë për mësimdhënësit, duke akuzuar se po prodhohen analfabetë funksionalë.

Por, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë niveli i dobët i nxënësve nuk është për fajin e mësimdhënësve. Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të pamatura.

“Deklarata duken të këqija ky 67% të nxënësve janë dalë analfabetë, kurse disa dolën me deklarata të pabazuara më të këqija, se mësimdhënës ka analfabetë. Ato janë fyerje, shpifje, në këtë situatë duhet të ulemi bashkërisht t’i shohim ku janë të metat”.

“Të metat janë se shkollat tona nuk janë furnizuar me mjete bashkëkohore të punës, ende punohet me shkumës dhe shpuzë. Të shohim cila është disiplina e shkollës, a është e pavarur shkolla apo ka ndërhyrje nga jashtë qoftë nga politika, pastaj të shohim tekstet shkollore, a janë më të qëlluarat dhe a korrespondojnë me plan programin”, theksoi Jasharaj./kp/