Lajme

“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë”, zbulohen detaje të rënda nga vrasja e gruas shtatëzënë

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe.

Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit. “Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Ahmeti në ATV.

Shiok videon më poshtë:

Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart. Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë. Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.
Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.