Lajme

“Jam në gjendje stabile me shëndet”, lajmërohet Visar Duriqi, ka një mesazh për porositësit e sulmit ndaj tij

Gazetari Visar Duriqi, i cili u sulmua brutalisht mbrëmë nga tre persona, pak më parë është lajmëruar për herë të parë pas këtij sulmi, raporton Korrespodenti.

Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka thënë se tani është në gjendje stabile me shëndet.

“Sa i perket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer ate mbrem pas mesnates, ajo eshte çeshte qe i takon Policise dhe Prokurorise”, ka shkruar Duriqi.

Statusi i plotë i Duriqit në facebook:

Ne pamundesi per me iu pergjigj te gjithe miqve qe jane interesuar sot per mua, dhe ne pamundesi per ti falenderuar te gjithe: Une jam ne gjendje stabile me shendet. Sa i perket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer ate mbrem pas mesnates, ajo eshte çeshte qe i takon Policise dhe Prokurorise. Ata, deri tash po bejne cdo gje qe eshte e mundur me aq sa lejon ligji.

Ata qe e kane porositur kete sulm, e qe per momentin ende nuk i di se kush jane, duhet ta dijne qe nje hunde dhe disa dhembe te thyer nuk eshte qe na frikesojne. Pas stabilizimit me gjendjen shendetesore kthemi qaty ku e kemi lane, me Insajderi dhe InDoks per me raportu njejte si me heret. Sikur nuk ka ndodhur asgje.

Miq, faleminderit edhe nje here per kujdesin.

Kujtojmë se Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë-Kosovë pas një debati televiziv.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar porsa kishte dalë nga vetura e tij. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?