Lajme

“Jam kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit”

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, është rikthyer ora policore me vendim të qeverisë në katër komuna.

Në mesin e komunave është kryeqyteti, derisa Policia dhe Inspekcioni tashmë janë në aksion, e në shënjestër janë kafiteritë, të cilat nga sot në gjithë Kosovën, nga ora 21:00 deri në 05:00 duhet të mbyllen.

Policia madje edhe po gjobit të gjithë qytetarët që s’po respektojnë këto vendime.

Lidhur me këto veprime të policisë dhe Inspektoriatit ka reaguar edhe publicisti Milazim Krasniqi, i cili përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thënë se është kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit, raporton Korrespodenti.

“Jam kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit. Për mua nuk ka asnjë rëndësi a quhen Albin e Arben, apo Avdulalh e Amend, ata që e urdhërojnë. Edhe po të quheshin Kadri e Memli, prapë njësoj do të isha kundër. Na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët, që kur mbaj mend. Veç ideja e kufizimit të lirisë më torturon. Duhet edukim qytetar, mirëbesim, bindje, jo represion policor. Tash 20 vjet e keni hequr shqiptarinë nga arsimi publik dhe e keni hequr moralin nga sfera publike. E keni bërë vendin “hajdpark”, prandaj mos pritni respekt prej atyre që i keni tjetërsuar nga identiteti kombëtar e moral. Pikë”, ka shkruar Milazim Krasniqi. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19