Lajme

Ja sa para i humbi Kosova duke lobuar për anëtarësim në Interpol

Kosova nuk e humbi vetëm rastin për të u bërë anëtare e Interpolit, por me këtë rast humbi edhe 1.2 milionë euro.

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 1.2 milionë euro përmes të cilave do të lobohej te shtetet dhe faktorët relevant për pranim të Kosovës në Interpol.

Kosova sot dështoi që të bëhet anëtare e Interpolit, e rrjedhimisht del se ato para mund të kenë shkuar në adresa të gabuara. Por, edhe nëse zyrtarët institucional të Kosovës, kryesisht ata të diplomacisë kanë bërë maksimumin e lobimit me ato para, në Qeveri duhet të jepet përgjegjësi për to, pasi del të ketë munguar analiza e mirëfilltë se Kosova ka apo jo gjasa të anëtarësohet në këtë organizatë botërore të policisë.

Nëse do të kishte analizë të mirëfilltë, do të shihej se gjasat për pranim të Kosovës janë pothuajse të pamundshme, pasi këtë tani e tregoi edhe rezultati i votave, dhe të paktën nuk do të duhej që të humbeshin kot 1.2 milionë të taksave të qytetarëve dhe të vendit, dhe të buxhetit të varfër të shtetit. /gazetametro.net



LEXO EDHE:  Albin Kurti falenderon Erdoganin: Kjo do mbahet mend nga brezat e ardhshëm