Lajme

Ja sa pacientë kanë vdekur në Kosovë që nga fillimi i pandemisë në Mars

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 669 pacientë.

Tash kur janë bërë më shumë se shtatë muaj prej që kur u paraqitën edhe rastet e para pozitive me COVID-19 në vend, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 345, ku nga ta kanë arritur që të shërohen 15 mijë e 198 persona.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2 mijë e 478 persona.