Ja kush do të jetë komandanti i ri i FSK-së
Ka dhënë dorëheqje komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.
Klan Kosova raporton se Rama do të marrë një pozitë tjetër që lidhet me bashkëpunimin me NATO-n.
Sipas këtij raportimi në vend të tij pritet të caktohet Bashkim Jashari.
Bashkim Jashari i përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.