Lajme

Ja kur mund të kryhen testimet për Covid-19 edhe në klinika private, flasin nga Qeveria

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të testohen për COVID-19 edhe në laboratore private.

Ajo beson se kjo do të ndihmonte në uljen e numrit të personave të infektuar me COVID-19.

“Unë jam konsultuar këto ditë me ministrin Armend Zemaj që ne t’i shtojmë kapacitet e testimeve – kjo do të ishte një prej mundësive që infektimet të janë shumë më ta pakta sepse një qytetar që ka simptoma dhe e bën testin brenda 3-4 orësh, ai qytetar vetizolohet.. Besoj se javën e ardhshme do të mund të testohen qytetarët edhe në laboratore private”, ka thënë ajo.

“Tani është e pamundur që të bëjnë teste, kjo është ajo që vazhdimisht po kërkoj – pra të shtohet numri i testimeve”, ka thënë Balaj-Halimaj në Klan Kosova.

Tutje, ajo ka treguar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do t’i dhurojë Kosovës aparatura për teste.

“Ne po presim sepse OBSH tani na ka premtuar se do të na dhurojë disa aparatura për teste, këto do të vendosen në qendra të tjera, do të jetë plus një në Prishtinë. Normalisht se qytetarët që kanë pasur kontakt me të infektuarit do ta kishin mundësinë që shumë shpejt ta bënin testin”. /


SHIKO VIDEON