Ja kur mbahet ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të postit të kryeministrit

Nesër në mëngjes pritet të takohen nga ora 09:00 ish-kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i ri Avdullah Hoti, në ceremoninë zyrtare të dorëzim-pranimit.
“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Qeveria e Re e vendit është koalicion i lidhur në mes LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet.
Ndërkaq, 86 deputetë shin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës për të votuar Qeverinë e Re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
61 deputetë votuan pro, 24 prej tyre ishin kundër dhe një abstenim./Gazeta Sinjali/