Lajme

Ja ku janë mbledhur protestuesit e Vetëvendosjes, bëhen gati për nisje

Protesta, e cila është e paralajmëruar të fillojë nga ora 14:00 ka filluar t’i mbledh njerëzit nga qytete të ndryshme të Kosovës, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Protesta u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, për ta kundërshtuar idenë e korigjimit të kufijve përgjatë dialogut Kosovë – Serbi.

Protestuesit marshin do ta fillojnë nga Biblioteka për të vazhduar drejt sheshit Nënë Tereza, dhe më pas te Qeveria e Kosovës. /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?