Lajme

“Ja dy arsyet pse Ramush Haradinaj duhet të zgjidhet president”

Albena Reshitaj e AAK’së thotë se partitë politike në vend duhet të bisedojnë për të gjetur emrin e presidentit të ri. Ajo thotë se AAK ka për kandidat të parin e saj, Ramush Haradinaj.

E ftuar në T7, Reshitaj ka thënë se ish-kryeministri është njeriu i duher për të pasuar Hashim Thacin.

“Në këto rrethana nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë më shumë se kurrë vendit i duhet një stabilitet politikdhe institucional. Ne si AAK ka kohë që kemi marrë vendim që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president”, tha Reshitaj.

Ajo ka numëruar dy arsyet sipas saj, që e bëjnë Ramush Haradinajn kandidatin e duhur për të parin e shtetit.

“E para, është e kaluara e Haradinajt si pjesëmarrës në cdo etapë të ndërtimit të Kosovës. Është një garant për një personalitet të qëndrueshëm dhe kredibil, një personalitet me një bagazh të dëshmuar kombëtar dhe në shërbim të atdhëut dhe qytetarëve”, tha Reshitaj.

“Dhe e dyta, nëse kthehemi në kujtesë dhe realisht duke pasur në mendje secili prej nesh kur në Kosovë serbe e udhëhequr nga Millosheviqi kryente masakra cnjerëzore, ish-ministri i informacionit në atë kohë sot drejton shtetin e Serbisë. Ndërsa ish-zëdhënësi i tij sot është kretar i Kuvendit të Serbisë. Andaj duke u nisur nga këto rrethana ne e vlerësojmë ggatishmërinë e z.Haradinajt për të qenë president dhe e përkrahim”, sqaroi ajo.

“Do të ishte mirë që të gjitha forcat politike të ulen dhe të vendosin për një president. Nuk mund të zgjedhet president i ri pa një unitet politik por edhe partiak e aq më pak nga forca politike e mazhorancës”, shtoi Reshitaj.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?