Ja çka thotë Blerim Devolli për Hashim Thaçin
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e pyeti Blerim Devollin se si e përshkruan raportin me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka insistuar për tenderin në Vala.
“Çfarë raporti keni me Thaçin, a e keni takuar”?, e pyeti Haxhiu Devollin.
Devolli mohoi se e ka takuar ndonjëherë Hashim Thaçin, tha se e ka parë vetëm në evente.
“Asnjëherë se kam takuar, veç në evente”, tha Devolli, transmeton Gazeta Express.
I pyetur se a kanë diskutuar në evente për ZMobile. Blerim Devolli tha:
“Skemi diskutu as në evente kurrë, as për ZMobile, jam 100 përqind i sigurt”, tha Devolli.
Ai mohoi se njeh ndonjë politikanë, tha se i ka parë vetëm në televizion. Përshirë, Isa Mustafën, Adem Grabovcin etj.
Për Thaçin tha se nuk ka raporte me të dhe nuk e njeh personalitsht.