Lajme

Ja çka shkruajnë mediat serbe për letrën që Thaçi, Haradinaj dhe Veseli morën nga Amerika

Tre zyrtarët e lartë të Kosovës, Hashim Thaçi, Ramush Haradainaj dhe Kadri Veseli kanë pranuar një letër të ashpër nga ShBA, me kërkesën që të hiqen taksat ndaj mallrave serbe transmetojnë mediat në Prishtinë.

Në letër ata përmendin respektimin e viktimave të shtetit amerikan dhe ushtarëve amerikanë për Kosovës, njofton RTS, përcjell Bota sot.

Liderëve në Prishtinë iu tërhiqet vërejtja se nëse nuk heqin taksat mund të përballen me “sanksione” të gjera.

Mediat njoftojnë se kanë konfirmimin e ambasadës amerikane për dërgimin e letrës.

Haradinaj më herët gjatë ditës ka thënë se strukturat e përkohshme nuk do të heqin taksat ndaj mallrave të Serbisë dhe BiH.