Lajme

Ja çka ndodhi sot në Prishtinë!

Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar e i armatosur me armë zjarri, i cili duke e kanosur ia kishte grabitur 1000 euro para të gatshme.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?