Lajme

Ja çfarë moti na pret sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?