Lajme

Ja çfarë ka nodhir në oborrin e një shkolle në Fushë Kosovë (VIDEO)

Që nga muaji mars nxënësit e Kosovës nuk kanë shkuar në shkollë, për shkak të situatës me Covid-19. Në këtë kohë kur shkollat nuk janë të hapura, oborri i njërës po shfrytëzohet si park i lojërave, shkruan Gazeta Metro.

Në një video të siguruar nga Gazeta Metro, shihet se brenda rrethojave të shkollës “Mihal Grameno” janë vendosur disa vetura-lojëta për fëmijë.

Përpos që ndodhen brenda rrethojave të shkollës, shihet se aty ka numër të madh të njerëzve dhe nuk respektohen masat kundër pandemisë.

Për më shumë, shihni pamjet më poshtë./gazetametro.net