Lajme

Ja çfarë ka ndodhur me personin që u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës

Është liruar personi që u arrestua mbrëmë nga policia në sheshin “Nënë Tereza”, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Fanol Krasniqi.

” Po tani e ka marrë fletlëshimin. Ai ka qenë i ndaluar për 48 orë. Klienti im akuzohet për kanosje të zyrtarëve policor dhe mosbindje ndaj urdhërave. Tani jemi duke pritur hetimet nga Inspektorati i Policisë”, ka thënë Krasniqi për KlanKosova.

Arrestimi i këtij qytetari ka shkaktuar reagime të shumta.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj tha se kjo sjellje nuk iu ka hije policisë.

Deklarim rreth këtij rasti bëri edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se i dyshuari kishte kërcënuar zyrtarët e policisë dhe ishte treguar arrogant.

Lidhur me rastin hetimet i ka nisur edhe Inspektorati i Policor i Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?