Lajme

Izraeli falënderon Kosovën për protestat

Departamenti i Ministrisë së Jashtme të Izraelit për Ballkanin Perëndimor ka shprehur falënderime ndaj protestuesve kosovarë që dolën pro tyre sot nëpërmjet një proteste në Prishtinë.

Ky departament është shprehur falënderues për rreshtimin kundër terrorizmit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter.

“Faleminderit Kosovë! Që dolët pro-Izraelit, që dolët kundër terrorizmit, që arritët ta kuptonit ekuacionin se Gaza pa Hamasin ofron një mundësi për paqe”, është shkruar në këtë postim.

Në Prishtinë sot është mbajtur marshi pro-Izraelit, e nxitur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të përshkallëzuar izraelito-palestinez.

Javën e kaluar në Prishtinë është mbajtur një marsh pro Palestinës dhe palestinezëve, ndërsa tani po në të njëjtin vend e në përkrahje të Izraelit.

Marshuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme dhe flamuj të Izraelit.

Organizatorët kanë thanë se qëllimi nuk është të përçohen mesazhe të dhunës, por të paqes, kundër siç i quajtën ata, terroristëve të Hamasit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?