Lajme

Izmaku: Vushtrria është qytet shumë i bukur e edhe më të bukur e bëjnë fshatrat përreth

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Xhevahire Izmaku, së bashku me me kolegë të saj nga kjo parti, kanë zhvilluar takime të shumta gjatë ditës së sotme në Vushtrri, si dhe disa fshatra për rreth, raporton Korrespodenti.

“Gjatë takimeve me banorët e fshatrave Druar, Pantinë, Strofc dhe Stanoc i poshtëm biseduam për sfidat që hasin gjatë realizimit të planeve të tyre dhe për zgjidhjen e këtyre sfidave, të cilën e kanë gjetur në planin e “RIMËKËMBJES’”, ka shruar Izmaku në facebook.

Postimi i plotë i saj:

Vushtrria është qytet shumë i bukur e edhe më të bukur e bëjnë fshatrat përreth.

Gjatë takimeve me banorët e fshatrave Druar, Pantinë, Strofc dhe Stanoc i poshtëm biseduam për sfidat që hasin gjatë realizimit të planeve të tyre dhe për zgjidhjen e këtyre sfidave, të cilën e kanë gjetur në planin e #RIMËKËMBJES.

Faleminderit shumë kryetarëve të nëndegëve për organizimin dhe banorëve të këtyre fshatrave për përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

VOTO PDK 134. VOTO XHEVAHIRE IZMAKU 36.

Kujtojmë se Xhevahire Izmaku në këto zgjedhje kandidon me numrin 36 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. /Korrespodenti