Lajme

Izmaku, Veselit: Gratë dhe vajzat e Vushtrrisë janë me PDK’në

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka thënë se gratë dhe vajzat e Vushtrrisë në zgjedhjet e 6 tetorit do ta mbështesin partinë e drejtuar nga Kadri Veseli.

“Gratë dhe vajzat e Vushtrrisë e pritën me shumë entuziazëm dhe nderime të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, liderin Kadri Veseli.

U tregua bindshëm se edhe këto zgjedhje, gratë dhe vajzat e Vushtrrisë janë me Partinë Demokratike të Kosovës, me kandidatët e saj për deputetë në Vushtrri dhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z.Kadri Veselin”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

LEXO EDHE:  Policia: Kemi identifikuar personin e dyshuar për plagosjen në Prishtinë