Izmaku: PDK’së po i bashkohen gra e vajza që i premtojnë shumë Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se PDK’së po i bashkohen gra dhe vajza që i premtojnë shumë Kosovës.
“Kjo fushatë, si edhe më parë po më takon me gra dhe vajza që i premtojnë shumë Kosovës. Gra dhe vajza me vizion, ambicie dhe motiv për punë të palodhshme”, ka shkruar Izmaku në një postim në profilin e saj në facebook, raporton Korrespodenti.
Postimi i plotë i Izmakut në facebook:
Kjo fushatë, si edhe më parë po më takon me gra dhe vajza që i premtojnë shumë Kosovës. Gra dhe vajza me vizion, ambicie dhe motiv për punë të palodhshme.
Një ndër to është edhe Zoja Hajrizi, ekonomiste e diplomuar, një vajzë e suksesshme ne karrierë.
Pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Zojën, ajo u bind që Partia Demokratike e Kosovës është adresa e vetme për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre.
Sonte, Zoja në një takim që patëm me gratë e qytetit tonë zyrtarisht aderoi në PDK. Ne, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri i urojmë mirëseardhje dhe punë të palodhshme.
Së bashku jemi fitimtarë!
#qeveriaHoxhaj
#XhevahireIzmaku36