Lajme

Ivanji: Nuk munda të mos qeshem për deklaratën e Vuçiqit se do ta refuzojë Trumpin

Presidenti Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit deklaroi se ai pret befasi në negociatat e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duke bërë me dije se kjo do të nënkuptojë njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se në atë rast ai do të refuzojë takimin me presidentin e SHBA Donald Trump.

I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit Vuçiq, Andrej Ivanji qeshi me të madhe në emisionin e TV N1 “Dita e Re”.

Unë nuk munda të mos qeshem për deklaratën e Vuçiqit se ai do të refuzojë presidentin e Shteteve të Bashkuara (…) Të gjitha ato negociata me Kosovën që u ndërmorën nga presidenti, ne nuk kemi ide se çfarë po negociohet. Vuçiq mori të gjitha rolet në atë proces të negociimit, dhe ai nuk e ndan atë me publikun, me parlamentin, kështu që ne nuk kemi asnjë ide se çfarë saktësisht duhet të negociohet në Uashington”, theksoi Ivanji.

Megjithatë, ai theksoi se duhet të jetë e qartë për të gjithë se nëse qëllimi kryesor i Serbisë është anëtarësimi në BE, anëtarësimi nuk do të ekzistojë derisa Serbia të mos njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se gjithçka tjetër është zvarritje, blerje e kohës dhe fitimi i poenëve politikë.

“Presidenti duhet të kthehet nga Uashingtoni dhe të thotë – kjo dhe ajo është në tryezë, neve na kërkohet të bëjmë këtë dhe atë. Në këtë mënyrë ne thjesht jemi në errësirë, dhe në një mënyrë po kapemi për informacione të vogla që marrim nga kreu i qeverisë”, ka thënë gazetari i “Vreme”.

Ai gjithashtu përkujtoi në negociatat në Rambuje në vitin 1999, kur Shtetet e Bashkuara futën papritmas një aneks të caktuar ushtarak në negociata, i cili nuk ekzistonte më parë, dhe të cilin kryenegociatori i atëhershëm i Serbisë, Presidenti Millan Millutinoviq ka refuzuar, e që u pasua me bombardim tre-mujor të Serbisë.

“Dhe këtu ekziston një frikë se diçka e tillë mund të shfaqet në tryezë, veçanërisht pasi Trump mund të veprojë në mënyrë impulsive, ai mendon se është një negociator i mirë dhe të bëjë një famë rreth tij se ai mund të bindë këdo për gjithçka. Pra, nëse shfaqet Trump, mund të fillojmë nga fakti se ka pasur një përparim, i cili, sipas informacionit në dispozicion, nuk është saktësisht ajo se çfarë ne presim”, pretendon Ivanji./Insajderi.org


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje