Lajme

Istogu komplekson Prizrenin: Zbulohet shtatorja dinjitoze e Presidentit Rugova

Në ditëlindjen e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, është zbuluar edhe shtatorja e tij në qendër të qytetit.

Kjo shtatore u zbuluar nga vajza e tij, Teuta – e cila ishte edhe deputete një herë e një kohë – dhe nga kryeministri Avdullah Hoti.

Skulptor i kësaj shtatoreje është Gëzim Muriqi dhe e cila duket larg cilësisë së shtatoreve të zbuluara për 28 nëntor të këtij viti në Prizren.

Ndërkaq, Haki Rugova në fjalën e tij ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores së tij dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”. /Periskopi


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?