Lajme

Ismet Beqiri ‘godet’ Arban Abrashin: Unë do ta kisha fituar Prishtinën

Ish-kryetari i Prishtinës, Lutfi Haziri, tërthorazi e ka goditur bashkëpartiakun e tij, Arban Abrashi, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për të parin e kryeqytetit, shkruan Gazeta Blic.

Beqiri ka thënë se po të ishte ai kandidat për kryetar të Prishtinës, do të fitonte, duke thënë se Prishtina është shumë e rëndësishme për LDK-në dhe nuk mund secili person që ta fitojë atë.
Beqiri ka shtuar se do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, duke u shprehur i bindur se do të dalë fitues.

“Nuk e kam fshehur asnjëherë që në zgjedhjet e fundit unë është dashur që të jem kandidat i Prishtinës. E them me bindje të plotë, që po të kandidoja LDK do të fitonte në Prishtinë. Se a do të kandidojë në të ardhmen, e rëndësishme është të thuhet që unë e du Prishtinën dhe e kam për zemër. Nëse unë do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, LDK do ta rikthejë qeverisjen në kryeqytet”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?