Lajme

Ismet Beqiri fiton dy pozita të rëndësishme – një në qeveri, një në parti

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, është emëruar zëvendësministër i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës.



Beqiri, po ashtu është zgjedhur edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Beqiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se do t’i kryejë punët me përgjegjësi dhe përkushtim.

“Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim”, ka shkruar Beqiri./Gazeta Sinjali/



Lini një Përgjigje