Lajme

Ismaili dorëzon në Kuvend projektligjin për rregullimin e barnave: Sa më i varfër qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se është i nevojshëm që të procedohet projektligji për rregullimin e çmimit të barnave transmeton gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se në programin e Qeverisë Kurti II është projektligji për rregullimin e çmimit të barnave por sipas tij procedimi i ligjit është paraparë të ndodhë në fundin e këtij viti që përbën vonesë ngase nevojat e qytetarëve janë që të rregullohen çmimet në treg.

“Ilaçet e 20 eurove gjatë pandemisë qytetarët i blenë nga 200 deri 300 euro. Tash kam iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale. Është ligj që mbron xhepin e qytetarëve ndalon abuzimin dhe ndalon korrupsionin. Qeveria Kurti II e ka futur në program projektligjin për çmimin e barnave por për fund të vitit për nëntor ose dhjetor”, ka thënë ai.

Ndërsa Arben Vitia ia ktheu duke thënë se nga fillimi ajo është futur në agjendën legjislative për t’u rregulluar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?