Lajme

Ishte njëra ndër komunat më të mira sa i përket menaxhimit me Covid-19, sot është komuna e dytë më e prekur

Komuna e Prishtinës ka dalë e dyta në listë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ku deri tani në këtë pozitë ka qenë Prizreni.

Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 18 mijë persona, ku prej tyre pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 437 persona, me gjithsej 32 raste të vdekjes.

Komuna më e prekur mbetet Vushtrria me 196 raste, pastaj Prishtina me 168 dhe Prizreni me 155 raste.

Në Kosovë sot janë konfirmuar 53 raste me koronavirus.

Rastet e reja me koronavirus vijnë nga Komuna e Vushtrrisë, Prishtinës, Fushë Kosovës, Istogut, Rahoveci dhe Vitia.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?