Lajme

Ishte dënuar se vodhi 10 euro, shqiptari e var veten në burg

Një 43-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i varur me çarçaf në tualetin e burgut ‘313’(Shqipëri)

Bilbil Hasani, me origjinë nga Kukësi dhe me banim në Kamëz është arrestuar në vitin 2019 për veprën penale ‘Vjedhje’.

Burime të sigurta nga Fax News bëjnë me dije se ai ishte arrestuar për vjedhjen e vetëm 1200 lekëve të reja.(afërsisht 10 euro)

Çështja e cila i kishte kaluar Gjykatës së Tiranës vazhdonte prej pothuajse një viti ndërsa i akuzuari Hasani priste ende vendimin ndaj tij.

43-vjeçari është vetëvrarë në kushtet e një niveli të lartë stresi dhe depresioni duke lënë pas familjen për vetëm 1200 lekë të vjedhura çfarë edhe thekson problematikën e sistemit tonë të drejtësisë.

Duket se ky është një ndër rastet e shumta kur shteti shqiptar burgos hallexhinjtë dhe lë të lirë personazhe të rrezikshëm por me influencë, biznese dhe para.