Lajme

“Pa plazma keksa mundemi, por pa Amerikën problem se mundemi!”

Ish-zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma e ka vlerësuar si serioze kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth pezullimit të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Sipas ish-zyrtarit të AAK-së, vendi ynë mundet të qëndrojë pa produkte serbe, mirëpo jo edhe pa aleatin më të ngushtë, Amerikën.

“Nëse është aq “hot” puna, OK! Pa “Plazma…” mundemi, por pa USA – problem”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, kryeministri, Ramush Haradinaj përsëriti se taksa nuk do të hiqet assesi deri në një garanci që Kosova dhe Serbia të kenë marrëveshje finale dhe njohje të ndërsjellt.

Vlen të theksohet se liderët kryesorë të Institucioneve të Kosovës pranuan dje edhe një letër tjetër nga Amerika.

Edhe kjo, si ajo më herët, kërkon heqjen e taksës, derisa paralajmëron edhe çarjet e para të miqësisë Kosovë – SHBA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S Kosnnett, i dorëzoi Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, letrën nga Matttheë Palmer, zëvendësasistenti i Sekretarit të shtetit, zëvendësassistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zëvendës Drejtori për Çështje të Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath.

Letra dramatike që është përcjellë nga Ambasadori amerikan, e nënshkruar nga tre personalitetet e larta, konfirmon çarjen serioze të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Letra origjinale:

I dashur President Thaçi: I dashur Kryeministër Haradinaj: I dashur Kryeparlamentar Veseli: Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.

Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta. Pasi që pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e IOË-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqendrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë. Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen/cungohen. Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve.

Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqendrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve. Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm.

Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrijmë në sigurinë dhe prosperitetin që sjell e ardhmja. Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut. Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.

Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju. Përzemërsisht, Mattheë Palmer Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.