Lajme

Ish-presidentja Jahjaga: Do t’i jemi përgjithmonë falënderues ambasadorit O’Connell

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takimin përshëndetës mbasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka qenë nder dhe përvojë e jashtëzakonshme për të që të punojë me një ambasador, që përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës dhe popullit tonë.

“Do të jemi përgjithmonë falënderues për kontributin dhe përkrahjen e ambasadorit O’Connell. Edhe pse Kosovës do t’i mungojë një mik i tillë, ambasadorit i uroj shumë sukses në misionin e tij të ardhshëm dhe e përgëzoj përzemërsisht për punën e tij të palodhshme”, ka shkruar Jahjaga.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?