Ish-presidenti hyn në grevë urie, ja arsyeja
Në pamjet e rënda të publikuara sot, ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili merret me forcë në spitalin e burgut të Gldani në periferi të kryeqytetit Tbilisi.
Në pamjet e kamerave të sigurisë ai shihet i ngritur nga duart e këmbët për t’u futur brenda impjantit.
Saakashvili, i cili ka qenë president i vendit në vitet 2004 e 2013, ka refuzuar ushqimin prej 42 ditësh që prej burgosjes më 1 tetor kur u kthye nga Ukraina.
Lideri i burgosur opozitar ka thënë se do t’i japë fund grevës së urisë nëse vendoset në një spital civil, siç rekomandohet nga doktorët.
53-vjeçari pro-perëndimor thotë se është sulmuar nga rojet e burgut dhe se trembet për jetën e tij atje.
“Kur të transferohet në një klinikë për rekuperimin nga pasojat e grevës së urisë, ai do ta ndaloje ate”, tha avokatja e tij Nika Varamia.
Saakashvili thotë se vendimi i tij influencohet nga rekomandimet e Gjykatës së Strasburg dhe partnerët evropianë.
Dje gjykata kishte nxitur Saakashvili të ndalonte protestën e tij e cila mund t’i kushtojë jetën, prej gjendjeve te meparshme shendetesore.
Prej të hënës Saakashvili ishte vendosur në spitalin e burgut, për të cilin aktivistët thonë se nuk ka standarde për ta kuruar.