Lajme

Ish-ministri paralajmëron shuarjen e partisë NISMA Socialdemokrate

Partia Nisma ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish-anëtarit të partisë, Bajram Hasanit, i cili njoftoi për një largim të ri nga Nisma, madje përmendi edhe shuarjen e partisë.



Anëtari i Kryesisë së NISMA-s që mbanë edhe postin e zv.ministrit, Vesel Krasniqi, e ka quajtur Hasanin si person të suspenduar nga partia, duke thënë se ai është shkarkuar nga posti i ministrit dhe nga dega e Gjilanit, si pasojë e mungesës së aftësive të tij menagjeriale.

“Dua të sqarojmë se Bajram Hasani është larguar nga pozita e Ministrit për shkak të dobësive profesionale dhe menagjeriale të tijë si dhe nga Dega e NISMA-Socialdemokrate në Gjilan për shkak të dështimit dhe mos bashkpunimit me strukturat e NISMA-Socialdemokrate në Gjilan, i cili me kryeneqsinë dhe injorancen e tijë nuk ka bashkpunuar në zhvillimin e subjektit ton NISMA-Socialdemokrate” ka shkruar Krasniqi.

Ish-ministri Bajram Hasani ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga NISMA e Fatmir Limajt. Pas tij kanë dhënë dorëheqje edhe shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie. Duke i parë gjithë këto largime, Hasani ia ka përmendur edhe shuarjen partisë së Limajt.

Sipas tij, kur njerëzit fillojnë të ikin atëherë partia zvogëlohet, e kur ‘ikin pothuajse të gjithë”, Hasani thotë se quhet edhe shuarje.


Këto ai i ka thënë në një shkrim në profilin e tij zyrtar, teksa ka paralajmëruar edhe një ikje nga Nisma.

“Folëm gjatë sot. E analizuam tërë situatën. Abdyli po e ndjek rrugën time dhe të shumë miqve që me dëshirën e tyre më janë bashkuar. Ai sot ka dhënë dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate, nga kryesia e degës në Gjilan dhe nga Këshilli Kombëtar. Kam takuar shumë njerëz gjithandej por pak kam parë njerëz punëtorë, të urtë e intelektual si ky. Ndjehem shumë mirë kur rrugën time e ndjek edhe Abdyli, ekonomisti me përvojë të gjatë menaxheriale në kompani të ndryshme si publike ashtu edhe private. Politika ndanë dhe bashkon ndonjëherë njerëz. Por kur të bashkon me më të mirët është shumë nder dhe privilegj”, ka përfunduar ish-ministri Hasani.