Lajme

Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller: “Një vend ideal nuk ka nevojë për pengesa tregtare”

Kolegji AAB

Ish-kongresist amerikan Jerry Weller, ligjëroi para studentëve të Kolegjit AAB për politikën aktuale amerikan.

Në fillim të ligjëratës, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha u tha studentëve se ndihet ndryshe sepse ky fjalim është i dedikuar për një person që vjen nga një vend special. “Amerika, vendi që na mbrojti më 1999 nga katastrofa humanitare, i njohur për zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha vendi që konsiderohet tempull i demokracisë botërore. Ne ndihemi të nderuar të dëgjojmë leksione nga z. Weller rreth zhvillimit aktual politik në ShBA”, tha Demjaha.

Ndërsa, z. Jerry Weller tregoi për përvojën e tij në Kongresin Amerikan dhe për politikat zbatuese të ShBA-së.

“Duhet të dini që unë jam një tregtar i lirë. Kur isha në kongres, kam qenë shumë aktiv dhe avancoja marrëveshje bilaterale dhe shumëpalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tregtar. Sfida për themeluesin tonë në atë kohë ishte si ta krijonin një ekuilibër për të formuar ShBA-në dhe bashkëjetesën për të gjithë ata që duan të jenë pjesë dhe dëshirojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Duke u lidhur pikërisht me ligjëratën, studentët u treguan shumë aktiv me pyetjet e tyre e që kryesisht u lidhën me taksën 100% që Kosova ka vendosur ndaj shtetit serb.

“Natyrisht në një vend ideal nuk ka pengesa tregtare, kështu që idealisht nuk ka nevojë për tarifa dhe ju e dini që Kosova është një vend i pavarur dhe meriton njohje si vend i pavarur. Në parim gjysma e botës dhe kombeve deri më tani zyrtarisht e kanë njohur Kosovën si një vend i pavarur që vendos marrëdhënie diplomatike. Fatkeqësisht, ekziston një politikë në Serbi, e cila ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës dhe sinqerisht e mban Kosovën mbrapa në shumë mënyra si objektive dhe ekonomike, sepse krijon më pak siguri”, tha ndër të tjera z. Weller.

Ish kongresisti amerikan gjithashtu tha se Kosova duhet të punojë më shpejt në zhvillimin ekonomik, për të krijuar mundësi për të rinjtë.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19