Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti duhet ta bëjë referendumin për bashkim kombëtar, votat s’janë problem

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se është koha që Kurti t’i mbajë premtimet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Këtë deklaratë Behramaj e dha pasi Kurti për median gjermane Deutschlandfunk, ka potencuar se Kushtetuta e Kosovës e ndalon një bashkimi të tillë.

“Albin Kurti menjëherë ia paska nisur të flasë si UNMIK-u dhe Ban Ki-moon”, vlerësoi ish-këshilltari Thaçit.

Ai shtoi se “Njëjtë ka qenë edhe më herët, por Kurti premtonte se do ta bënte. Pasi që po e merr pushtetin iu kujtua që qenka antikushtetues”.

Kurti më pas kishte deklaruar se nëse do të organizohej një referendum do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë.

“Jo, jo, Kurti tash e ka shumicën dhe duhet ta organizojë vetë referendumin. Ligjin aktual për referendum brenda 1 jave mund ta plotësojë/ndryshojë dhe procedojë në Kuvendin e Kosovës. Me kënaqësinë më të madhe, të gjitha partitë shqiptare, do ta votonin. Kurrfarë problemi nuk janë votat për këtë punë”, ka shkruar ai në Facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?