Lajme

Ish-deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me Covid-19, tregon për simptomat që po përjeton

Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka dalë pozitiv me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

“Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!”, shkruan ai.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.

I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.

Të dashur miq,Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3…

Julkaissut Andin Hoti Sunnuntaina 16. elokuuta 2020


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?