Lajme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës me disa kredia: Jetojë me qera dhe nuk kam pasuri të paluejtshme!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme, derisa ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tutje sipas të njëjtit formularë deklarimi, Deda ka detyrime financiare ndaj tre bankave.

Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro.

6 mijë e 280 euro si kredi personale i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023.

Kredi personale prej 3 mijë euro, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedes.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19