Lajme

“Isa Mustafa të japë dorëheqje, po ashtu edhe Haziri, Veliu dhe Sfarqa”

Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Debat Plus ka thënë se Isa Mustafa duhet të shqyrtojë dorëheqjen nga kreu i partisë, për shkak të humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton Periskopi

Sipas Sejdiut, po ashtu dorëheqje  nga pozitat e tyre duhet të japin edhe Lutfi haziri, Agim Veliu, Muharrem Sfarqa, për shkak të mos suksesit të tyre në udhëheqjen e komunave.

‘’Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje. Ka mobilizuar njerëzit dhe ka ndërtuar strukturën. Përgjegjësi kanë edhe kandidatët nga komunat që kanë qenë kryetarë degësh. Muharrem Sfarqa, Lutfi Haziri, kemi zbritje të komunave, po e zëmë Podujeva. Ka edhe ndonjë degë tjetër.  Ata që kanë humbë, asnjëri s’kanë mbushur bonusin e nevojshëm për të siguruar pikë’’

‘’Përgjegjëia krysore bie mbi liderin e partisë’’./PERISKOPI/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?